Punëtori i Kanye West lëndohet rëndë gjatë punës

Mediale Vip

Punëtori i Kanye West lëndohet rëndë gjatë punës

Më: 24 mars 2018 Në ora: 17:34
Calabasas

Një punëtor i kompanisë së Kanye West pësoi dëmtim të rëndë të këmbës gjatë punës së tij, aq sa i është dashur shërbimi transportues ajror që të dërgohet në spital.

Burimet në Qendrën Teknike në Calabasas – ku ndodhet edhe zyra e reperit – treguan se personi në fjalë ishte duke e transportuar një makineri shumë të rëndë, me gjasë që përdoret për punimin e patikave Yeezy të markës së Kanye, kur ajo iu rrëzua dhe ia kapi këmbën.

Burimi më tej ka treguar se ai lëshoi një ulërimë me zë të lartë dhe qëndroi i mbërthyer nën pajisjen e rëndë për disa minuta, si dhe janë dashur shtatë persona për ta hequr atë dhe t’ia lirojnë këmbën.

Organet e rendit kanë treguar se rreth orës pesë pasdite kanë marrë telefonatë rreth këtij rasti dhe se lëndimi ishte aq i rëndë sa kërkonte transport ajror për kujdesin emergjent mjekësor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat