Rita Ora paralajmëron performancë me ata që e mbajnë në krah, Ed Sheeran dhe Stormzyn

Mediale Vip

Rita Ora paralajmëron performancë me ata që e mbajnë në krah, Ed Sheeran dhe Stormzyn

Më: 3 prill 2018 Në ora: 08:56
Rita Ora- Ed Sheeran dhe Stormzyn

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka bërë një paralajmërim pak më ndryshe.

Kësaj radhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, është siguruar që të rrëmbejë vëmendjen me një foto interesante.

Ajo shihet në krah të reperit Stormzy dhe superyllit britanik, Ed Sheeran.

“Rikujtim për një treshe të re. Së shpejti në një lokal afër jush”, u shpreh Rita në postimin e saj në Instagram.

Nuk dihet nëse Rita vërtet do të performojë me dyshen, por kjo sigurisht se do të kënaqte publikun britanik.

Nuk është tashmë fshehtësi që Rita po bashkëpunon me Ed Sheeran në albumin e ri.

Ndërkaq, Stormzy mund të jetë mysafir në albumin e saj të ri, duke qenë një prej reperëve më të dashur britanik të kohës me dy çmime të fituara në Brit Awards. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat