Çfarë nuk dinim rreth tradhtisë së Thompson kundrejt Kardashian

Mediale Vip

Çfarë nuk dinim rreth tradhtisë së Thompson kundrejt Kardashian

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:40
Khloe Kardashian dhe ylli i NBA Tristan Thompson

Khloe Kardashian dhe ylli i NBA Tristan Thompson sapo sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, por gjatë ditëve të fundit, marrdhënia e tyre është përfolur për tradhëti nga ana e Tristan gjatë qëndrimit të tij në Neë York fundjavën e kaluar.

Pasi një mori videosh u shfaqën për të demaskuar tradhëtinë e tij, në skenë filluan të dalin akoma më shumë skandale, madje dhe nga ana e ish të dashurës së tij. Situatën e rëndon akoma më shumë fakti që Kardashian, 33 vjeç dhe Thompson, 27 vjeç, të cilët janë bashkë që prej 2016, po prisnin gjithashtu dhe lindjen e vajzës së tyre.

Këto janë informacionet që kemi deri tani:

Një video bëhet publike, në të cilën Thompson po puthet me një femër që nuk është Khloe. Më 10 prill, The Daily Mail publikoi një video të Thomson të afrueshëm më shumë seç duhet më një femër brune. Video është xhiruar në 7 prill, mbrëmjen e së shtunës në Manhattan. Video nuk është shumë e qartë, madje të bën të dyshosh për puthjen, pasi çdo gjë mbulohet nga shpina e Thompson. Gjithsesi, veshja e tij në video është e njëjtë me fotot që u publikuan nga klubi.

Gruaja që xhiroi videon sqaroi për The Daily Mail, se ajo dhe njerëz të tjerë prezentë aty, i kishin parë duke u puthur disa herë. Ajo sqaroi: “Unë isha aty dhe ai ishtë në tavolinën ngjitur me ne me një grup miqsh dhe një vajzë me të cilën po puthej gjithë natën. Duart e tyre ishin të bashkuara gjithë natën dhe çdo gjë ishte shumë e dukshme.”

Thompson kapet sërish në video, duke sjellë vajzën misterioze në hotelin e tij.

Një tjetër video, publikuar nga TMZ po në 10 prill, tregon Thomson duke u futur në hotelin që rrinte me ekipin e tij, i shoqëruar nga po e njëjta vajzë. Ky xhirim është realizuar gjithashtu mbrëmjen e së shtunës.

Page Six reporton se ata kaluan katër orë para se të drejtoheshin në një tjetër klub, në Meatpacking District. Orë më vonë, ata vërehen duke u rikthyer në hotel sërish, rreth orës 5, mëngjesin e të dielës. Dëshmitarja tha se Thopson po shihte rreth e rrotull me kujdes.

Vajza shoqëruese e Thompson shihet duke u larguar nga hoteli ditën tjetër, te hënën rreth orës 8 të darkës, veshur me po të njëjtat rroba si një natë më parë. Page Six reporton se arritën ta identifikonin femrën.

Një tjetër video e xhiruar në tetor del në sipërfaqe, e cila tregon Thomson duke tradhëtuar Khloe me dy femra në një bar në Ëashington D. C. Në klip njëra shfaqet duke i kapur fytyrën dhe duke e puthur. E dyta i drejton fytyrën te busti i saj, e kapur mes këmbëve të tij. Ky sit më vonë reportoi se njëra prej vajzave “kishte impresionin se marrdhënia e Tristan dhe Khloe ishte kazuale” dhe se nuk ishte në dijeni të shtatzanisë së saj.

Një përdoruese instagrami me emrin @ms.stehaniee. pranon se është vajza e videove që bënë xhiron e botës. TMZ reporton se ajo postoi dhe më pas fshiu një regjistrim seksi dhe mesazhe po ashtu mes saj dhe Thomson. Madje guxoi të etiketonte emrin e tij në foto. Lajmi vazhdon ende të bëjë bujë, duke u postuar vazhdimisht nga faqe të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat