Miranda Lambert duket se ka nisur një lidhje të re.
Këngëtarja 34-vjeçare thuhet se është në një marrëdhënie me Evan Felker.
“Ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin”, tha një burim për Us Weekly. “Po kalojnë shumë kohë së bashku”.
Gruaja e Evan, Staci Nelson thuhet se paraqiti divorcin gjatë muajit shkurt.