Pas mbarimit të performancës së Serbisë në “Eurovision”, mbrëmë u shfaq flamuri i Kosovës!

Mediale Vip

Pas mbarimit të performancës së Serbisë në “Eurovision”, mbrëmë u shfaq flamuri i Kosovës!

Më: 11 maj 2018 Në ora: 20:43
Ky detaj u kap edhe nga kamerat dhe u transmetua direkt

Mbrëmë (e enjte) është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2018”.

Plot 18 shtete konkurruan gjatë natës së mbrëmshme, nga të cilat 10 prej tyre arritën që të sigurojnë një vend për në finalen e madhe.

Në natën e mbrëmshme u prezantua edhe shteti i Serbisë, i cili u përfaqësua nga këngëtarja Sanja Ilic dhe Balkanika, me këngën “Nova Deca”.

Një detaj shumë interesant pas përfundimit të këngës, ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Pasi kanë mbaruar performancën e tyre, vetëm pak sekonda më vonë, gjersa po prezantoheshin këngëtarët e shtetit tjetër, është shfaqur flamuri i Kosovës.

Kjo është bërë përmes dy telefonave, të cilët shfaqnin flamurin e Kosovës, detaj ky i cili u kap edhe nga kamerat dhe u transmetua direkt.

Një ngjarje e tillë është komentuar shumë në rrjetet sociale, veçanërisht nga serbët, të cilët kanë kritikuar edhe vet “Eurovisionin” për transmetimin e këtyre pamjeve. duke i quajtur provokuese.

Kosova ende nuk ka të drejtë pjesëmarrje në “Eurovision”, kjo pasi nuk është anëtare e EBU (Unioni i transmetuesve të Evropës), dhe pengesë për këtë është sigurisht edhe Serbia, që nuk e njeh Kosovën si shtet.

Ndërkohë, Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, ka arritur gjithashtu të jetë pjesë e finales së madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat