Meghan Markle thyen sërish protokollin, një detaj tjetër i jashtëzakonshëm në dasmën e saj

Mediale Vip

Meghan Markle thyen sërish protokollin, një detaj tjetër i jashtëzakonshëm në dasmën e saj

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:51
Meghan Markle dhe Princ Harry

Dasma mbretërore është vetëm një javë larg, por Kensington Palace nuk ka nxjerrë asgjë në lidhje me detajet. E ndërkohë që të gjithë po ruajnë çdo detaj deri në fund, spekulimet mediatike nuk janë ndalur. Nga lajmet e fundit është zbuluar se Pallati Mbretëror do të ketë edhe një pastor nga Çikago, Michael Bruce Curry, që do të flasë ne ceremoninë e princit Harry dhe Meghan Markle. Pastori do t’i bashkohet Dekanit të Windsor, David Conner dhe Justin Welby, kryepeshkopi i Canterbury, i cili ka pagëzuar Meghan në Kishën e Anglisë, në muajin mars.

Po kjo zgjedhje e një pastori amerikan është një thyerje tjetër protokolli nga Harry dhe Meghan? Edhe pse çifti nuk e njeh personalisht Michael, duke zgjedhur një peshkop kryesues nga Çikago, duket se është një përpjekje e vogël nga origjina e Meghan dhe universitetit të saj, Northwestern.

Në një deklaratë të fundit për mediat, Michael tha: “Dashuria që ka bashkuar princin Harry dhe Meghan Markle e ka burimin dhe origjinën te Perëndia dhe ky është çelësi i jetës dhe i lumturisë. Për këtë do të festojmë dhe do të lutemi.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat