Meta pozon si rroker me Eugent Bushpepën: Me zërin e tij unik, lartësoi muzikën dhe gjuhën shqipe në skenën europiane

Mediale Vip

Meta pozon si rroker me Eugent Bushpepën: Me zërin e tij unik, lartësoi muzikën dhe gjuhën shqipe në skenën europiane

Më: 17 maj 2018 Në ora: 12:22
Ilir Meta dhe Eugent Bushpepa

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sot këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion”.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Meta shprehet se ka falënderuar me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare.

Presidenti është impresionuar shumë nga performanca e Eugentit duke  bërë dhe shenjen e rrokistave, duke demostruar dhe në këtë foto mbështetjen për rrokerin shqiptar.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.

Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve. ????????”, shkruan Meta.

Ndërkohë kujtojmë se Bushpepa me këngën e tij “Mall”, arriti që të hynte në finalen e “Eurovizion”-it. Me votat e jurive profesionale dhe të publikut, ai zuri vendin e 11. Gjithashtu mediat e huaja e cilësuan Eugentin si vokalin më të bukur mashkullor në këtë “Eurovizion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat