Këngëtarja shqiptare i habiti të gjithë: Jam e vetmja që do shkoj e virgjër në altar

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare i habiti të gjithë: Jam e vetmja që do shkoj e virgjër në altar

Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:23
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të njohura për publikun shqiptar. Fitorja në Kënga Magjike, ishte një spunto mjaft e madhe për karrierën e saj, dhe kështu ajo ka filluar të ngjallë shumë kuriozitet për publikun.

E ftuar së fundmi në emisionin “Boom”, këngëtarja lëshoi një deklaratë që mund të konsiderohet deri diku e habitshme.

“Kemi dëgjuar që korçarët vdesin t’i marrin gratë e virgjëra, është e vërtetë kjo?”, e pyeti Rozana Radi Anxhelën e cila u përgjigj që kjo nuk është e vërtet.

“Ti do shkosh në altar e virgjër ë?”, vazhdoi ta pyeste Rozana dhe këtu Anxhela bëri deklaratën e fortë. “Unë për veten time mund të jem e vetmja që do shkoj në altar e virgjër”, u shpreh Anxhela. Kujtojmë që këngëtarja së fundmi sapo ka publikuar videoklipin “Insanely in love”, këngën fituese të “Kënga magjike” në versionin anglisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat