Erika lançon “Bang bang” dhe vjen shpërthyese në klipin e ri!

Mediale Vip

Erika lançon “Bang bang” dhe vjen shpërthyese në klipin e ri!

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 22 maj 2018 Në ora: 13:42
Erika

Diten e shtunë. Në orën 19:00 këngëtarja simpatike Erika, lajmëroi lancimin e këngës së saj “Bang Bang”, një këngë që u shoqërua me klip dhe që kishte kohë që përflitej për prezantimin në publiku. Duket se Erika i ka kushtuar shumë rëndësi këtij klipi sepse është marrë me të për shumë kohë një skuadër e tërë dhe për të qenë të sinqertë është realizuar diçka e bukur. Pritet vetëm vendimi i publikut që është edhe më i rëndësishmi.

Erika nuk harron të falendërojë stafin që punoi për realizimin e këtij klipi dhe me anë të një postimi në facebook ajo shpreh mirënjohjen për kompaninë e videove Fourinfinit” Ja çfarë shkruan ajo:

“Eshte kenaqesi dhe privilegj te jesh me ju para kamerave dhe pjesen qe ju e beni me mire nga cdo kush tjeter nuk di dhe nuk kam fjal te them pa lodhjen tuaj durimin dhe cdo gje qe erdhi ne rezultatin e dites sotme. Nuk po shkruaj me sepse me duket e kote të flasësh, veprat flasin vete”
Më poshtë keni edhe klipin e ri, një këngë ritmike e punuar nga Gramoz Kozeli dhe këngëtarja shpreson që të ketë goditur në shenjë. Edhe ne i urojmë suksese!BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat