Para ca ditësh Roani, djali i modeles Majlinda Zeka dhe reperit Majk, ka mbushur një vjet.
Duke qenë një nënë e kujdesshme, Majlinda përveç që i ka organizuar djalit të saj një festë mes miqsh, ka realizuar edhe një fotosesion. Fotografi të cilat sigurisht do të mbesin përherë në albumin e Roanit.
Sot modelja ka publikuar disa imazhe, të papublikuara më herët. Veshur në të bardhë, nënë e bir po duken tamam si engjëj.