Victoria ka një shpjegim pse nuk buzëqeshi asnjëherë në dasmën mbretërore

Mediale Vip

Victoria ka një shpjegim pse nuk buzëqeshi asnjëherë në dasmën mbretërore

Më: 25 maj 2018 Në ora: 21:17
Victoria dhe David Beckham

Victoria Beckham tallet me ata që e kritikojnë se nuk buzëqeshi në dasmën mbretërore.

Anëtarja e “Spice Girls”, më herët zbuloi se është burri i saj dhe katër fëmijët që e ndalojnë atë të jetë një “diva”, shkruan TheSun.

Victoria ka postuar një imazh në të cilin la mbishkimin se është duke “buzëqeshur nga brenda”, pak ditë pas paraqitjes së çuditshme në dasmën e Princit Harry me Meghan Markle.

44 vjeçarja publikoi sot një foto, në bluzën e të cilës shkruante “Është një vend i errët, por i lumtur”.

Ndërsa mbishkrimi i fotografisë ishte si përgjigje për gjithë ata që e kritikuan se ishte e mërzitur në dasmën mbretërore.

Stilistja e modës, e cila është e martuar me David Beckham, ishte shoqëruar nga bashkëshorti në këtë dasmë, ndërsa u tall edhe për dasmën duke i thënë se ishte veshur si për në varrim.

Kur u pyet në një intervistë lidhur me atë se a kishte qenë e merzitur në dasmë, ajo mohoi se ishte nervoz në martesën e Princit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat