Artisti Nexhbedin Gaxherri-Nexhi, ashtu siç kishte premtuar ditë më parë sapo ka sjellë këngën me klip “O llokum”. Kënga është me plot ritëm për tu kthyer në një hit të kësaj vere, sidomos në gëzimet dhe dasmat shqiptare.
Nexhi për këngën ka bashkëpunuar me Gezim Mneri i cili ka thurur vargjet e këngës, muzikën dhe orkestrimin, ndërsa klipi është punuar bukur nga Dart Channel, e të drejtat e këngës dhe i gjithë albumit më të ri të këngëtarit i ka Eurolindi.