Aktori amerikan, Morgan Freeman ka mohuar përsëri akuzat ndaj tij për ngacmime seksuale, duke deklaruar se “nuk i kam ngacmuar dhe sulmuar seksualisht gratë”.
Freeman 81 vjeçar, në një deklaratë, tha se ai u godit me akuza të gabuara “duke i barazuar komplimentin e pavend apo shakanë, me incidente të tmerrshme sulmuese".
CNN ka publikuar një shkrim, ku nga 16 gratë e intervistuara, 8 nga to kanë pranuar se janë ngacmuar seksualisht, kurse disa vajza po ashtu kanë pohuar se kanë qenë prezentë kur aktori i famshëm i ka ngacmuar gratë.
Por ka pasur edhe nga ato gra që kanë deklaruar se Freeman nuk i ka ngacmuar.