Pas sulmit Ariana Grande përballet me stres post-traumatik

Mediale Vip

Pas sulmit Ariana Grande përballet me stres post-traumatik

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 10:28
Ariana Grande

Ariana Grande thotë se nuk do të jetë në gjendje ndonjëherë të flasë pa lot për sulmin që pati ndodhë në Manchester Arena.

22 njerëz patën vdekur më 22 maj 2017, kur një bombë vetëvrasëse shpërtheu gjatë koncertit të Grande, shkruan BBC.

Gjatë një interviste për Vogue, ajo zbuloi se po përballet me simptomat e stresit post-traumatik pas sulmit në vitin e kaluar.

Ajo më herët zbuloi se kishte bërë tatuazh një bletë si kujtim të përhershëm për viktimat sulmit.

Bleta është emblemë e Manchesterit që simbolizon të kaluarën industriale të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat