Gjiko nis turneun e koncerteve, i pari në amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë

Mediale Vip

Gjiko nis turneun e koncerteve, i pari në amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:26
Gjiko

Gjiko javën e kaluar e kaloi duke pushuar në plazhet fantastike shqiptare.

Duket se reperi ka “mbushur bateritë” dhe tani do të startotojë me koncerte dhe projekte të reja.

Këngëtari pejan fillimisht do të jetë prezent para publikut të kryeqytetit kosovar të Prishtinës.

Ai do të performojë në Amfiteatrin e Gërmisë, gjegjësisht pranë basenit kryesor të qytetit.

Theksojmë se artisti që në realitet quhet Asdren Gjikolli ka sjell ditë më parë këngën në bashkëpunim me Lumi B.

“Kush je ti” është pritur mjaft bukur prej publikut dhe deri më tani është dëgjuar mbi 1.4 milion herë në YouTube.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe këngë të tjera gjatë këtij viti që do t’i shoqërojë me video. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat