Lindi dhe Venera fejohen, zbuloni detajet e propozimit

Mediale Vip

Lindi dhe Venera fejohen, zbuloni detajet e propozimit

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 11:16
Lindi dhe Venera

Këngëtarët Venera Lumani dhe Lind Islami u bënë të njohur për publikun me pjesëmarrjen e tyre në “The Voice of Albania 2”, ku edhe u njohën.

Nga kjo garë Venera u shpall fituese, mirëpo përveç trofeut si zëri më i mirë i Shqipërisë, ajo fitoi edhe diçka shumë më të madhe, dashurinë e Lindit. Në 11 shkurt të këtij viti dyshja festuan 5 vjetorin e lidhjes së tyre dhe pak muaj më vonë ka ardhur momenti i shumëpritur. Lindi i ka propozuar partneres së tij teksa ndodhen me pushime në Barcelonë.

Mjaft i lumtur për këtë ai ka publikuar një foto romantike të duarve të tyre dhe në dorën e Venerës ndodhet unaza e fejesës. Unaza është mjaft e bukur me disa gurë të vegjël anash dhe një gur i madh në mes i cili bie shumë në sy.

“Përgjithmonë”,- shkruan Lindi krahas fotos.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat