Stine është një nga artistët më të pëlqyer në publik.
Ai sapo ka lansuar këngën e tij më të re me titull “Dashnia Dominante”.
Kësaj kënge, Stine ia ka shoqëruar edhe videoklipin, ku vjen me plot ritme verore.
Projekti “Dashnia Dominante” është shkruar nga vetë reperi, me muzikë nga Natti dhe Stine, ndërsa për videon është përkujdesur “NMusic”.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Stine, këngë e cila premton të jetë hit.