Bëri video duke ngarë makinën, Elvana Gjata rrezikoi të përplasej

Mediale Vip

Bëri video duke ngarë makinën, Elvana Gjata rrezikoi të përplasej

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:22
Elvana Gjata

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është duke shijuar suksesin e këngës më të fundit të hedhur në tregun muzikor nga ajo, “Ku vajti”. Por ditën e sotme ajo ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një video ku zbulon se së shpejti do të jetë në Prishtinë, ku do të mbajë një koncert live.

Këtë video Elvana e ka regjistruar teksa ka qenë duke ngarë makinën. Ndërkohë teksa po i vinte fundi videos ajo lëshon timonin dhe dërgon puthje me të dyja duart.

 

Surprise????????????????????????????????

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Por siç shihet edhe nga imazhet e publikuara, këngëtarja për pak sa nuk humbet kontrollin e automjetit. Mirëpo Elvana tregohet e shkathët duke vendosur duart në timon dhe marrë menjëherë kontrollin e makinës së saj, duke i shpëtuar kështu një aksidenti të mundshëm.

Ndërkohë në video Gjata ka bërë të ditur se koncerti i saj në kryeqytetin e Kosovës do të mbahet më 14 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat