Një këngë gurbeti vjen nga Kadri Gashi, ja inspirimi që morri këngëtari për këtë projekt

Mediale Vip

Një këngë gurbeti vjen nga Kadri Gashi, ja inspirimi që morri këngëtari për këtë projekt

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 25 qershor 2018 Në ora: 15:33
Kadri Gashi,

Një këngë mjaftë e mrekullueshme është hedhur në tregun muzikorë nga këngëtari i njohur Kadri Gashi. Duke i kënduar gurbetit e duke u inspiruar nga situata shumë e vështirë në Kosovë atë që populli po përjeton atje e duke u bazuar në ndihmën e madhe që gurbetçarët e japin për popullin e Kosovës. Në një bisedë të fundit këngëtari Gashi shprehet se atë që e përjetojnë gurbetçarët është shumë një gjë e vështirë duke parë popullin që hjek keq për shumë gjëra.

"Duke e parë situatën aktuale në Kosovë dhe gjendja në të cilën është popullata duke u përballur me skamje e me sëmundje e nuk kanë ndonjë gjë të mirë nga shteti vetëm 90% presin ndihmë nga bëmirësit dhe nga gurbeti, më lindi ideja me shprehë atë që ne të gurbetit e përjetojmë me shumë dhimbje duke dhënë maksimumin për të ndihmuar, ideja ishte e imja, tekstshkruesja e mrekullueshme Suzana Fazliu e ka bërë fabulën kurse orkestrimi nga Fatos Canolli Studio Kiniks Prishtinë", kështu është shprehur këngëtari i njohur Kadri Gashi.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat