Bes Kallaku zbulon se kur do të lindë Xhensila: Në fundin…

Mediale Vip

Bes Kallaku zbulon se kur do të lindë Xhensila: Në fundin…

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 16:18
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është në muajin e fundit të shtatzënisë. Ajo ka qenë mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, teksa ka treguar gjatë kësaj periudhe sesi po e përjeton pritjen e ëmbël.

Mirëpo mesa Xhensila dhe bashkëshorti i saj, aktori i humorit Bes Kallaku, duket se di e mbajnë foshnjën e tyre në krahë më shpejt nga sa menduam.

Në një lidhje në skype ditën e sotme në emisionin ‘KafeIn’ Besi tregoi se kur pritet që të lindë Xhensila.

“Në fundin e këtij muaji ose 10 ditshin e parë të Korrikut”, u shpreh Besi pasi u pyet nga gazetari.

Ndërsa i pyetur për martesën e tij me Xhensilën dhe se si po shkon, aktori me humor tha se nuk ka asnjë ndryshim nga martesat e tjera, pasi dhe ata jetojnë si të gjithë njerëzit e tjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat