Më 15 Korrik në Rusi do të zhvillohet ndeshja e cila do ta nxjerrë fituesin e këtij Kapionati.
E këngëtarja Era Istrefi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam duke qenë se janë zërat e këngës së Botërorit do të jenë në atje për të performuar ‘live’ në natën finale.
Pjesëmarrja apo mospjesëmarrja e saj ishte shumë e diskutuar në mediat rozë.
Por të gjithë e kanë pritur konfirmimin publik të Erës dhe ja ku e bëri nëpërmjet një Instastory.
”Shihemi shumë shpejt Rusia”, ka shkruar këngëtarja duke ri-postuar një video të Pano Xhixhos.
‘Live it up’ u mirëprit nga publiku i huaj dhe ai vendor dhe në Youtube ka 87 milionë klikime.