Janë ndër çiftet më të dashura të shoubizit shqiptar.
Çifti kanë qenë së fundi të pranishëm në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, në Como të Italisë.
Pas asaj ceremonie, Albani dhe Miriami kanë vendosur që t’i kalojnë edhe disa ditë pushimi në Itali.
Në rrjete sociale, këngëtari ka publikuar një imazh përkrah bashkëshortes, ku që të dy dukeshin të lumtur përkrah njëri-tjetrit.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Alban Skënderaj është “Deja Vu”, në duet me Young Zerkën.