George dhe Charlotte mësime etike si të përshëndesin publikun

Mediale Vip

George dhe Charlotte mësime etike si të përshëndesin publikun

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 22:49
George dhe Charlotte

George dhe Charlotte janë ende të vegjël, por duhet të ndjekin protokollin dhe tashmë po mësojnë si të përshëndesin publikun me elegancën Windsor Wave.

William dhe Kate kanë tërhequr gjithmonë publikun dhe mbështetësit e familjes mbretërore me karizmën dhe hijeshinë e tyre, duke përshëndetur fansat me falënderime në çdo ngjarje zyrtare.

Por William dhe Kate nuk e përshëndesin turmën sepse duan ta bëjnë këtë, ata e përshëndesin turmën, sepse ndjekin një traditë të vjetër familjare, që është e detyrueshme për mbretërorët që të përshëndesin publikun gjatë ngjarjeve zyrtare.

Përshëndetja me dorën e majtë

George dhe Charlotte pothuajse gjithmonë përshëndesin me dorën e tyre të majtë. Pse?

Të dy foshnjat mbretërore janë të mëngjarashë, ashtu si babai i tyre William, i cili gjithmonë përshëndet me të majtën e tij.

Përkundrazi, nëna Kate përshëndet me krahun e saj të djathtë, sepse ajo është dora e saj dominante.

Ky gjest i familjes mbretërore gjatë ngjarjeve publike njihet si “Windsor Wave” i praktikuar nga anëtarët e familjes mbretërore për shekuj, është një gjest shumë më delikat dhe më i matur se çdo përshëndetje që ne mund të bëjmë.

Kur Kate filloi të ishte pjesë e familjes mbretërore, ajo gjithashtu mësoi teknikën e përsosur mbretërore për të përshëndetur publikun. E njëjta gjë ndodhi edhe me Meghan Markle.

Dhe edhe pse George dhe Charlotte janë ende të vegjël, ata janë anëtarë të familjes mbretërore, kështu që ata janë gjithashtu të detyruar të ndjekin protokollin.

Princi George dhe Princesha Charlotte filluan të shkonin në klasën e etiketës sapo nisën të marrin pjesë me nënën dhe babanë dhe pjesën tjetër të familjes në ngjarjet zyrtare.

Eksperti i etiketës Myka Meier i Beaumont Etiquette tha:

“Ata ndoshta filluan duke mësuar të shtrëngonin duart dhe të nderonin kur ishin dy vjeç. Dhe mësimet e para zakonisht jepen nga nëna, pra nga Dukesha e Kembrixhit”.

Prandaj nuk ka të bëjë me “kurse intensive” si ato të Meghan Markle para se të martohej me Harry.

“Rritja në Pallatin e Buckinghamit do të thotë se mësimet e etiketës janë më shumë si një lloj informimi në baza ditore, para një ngjarjeje zyrtare ose para takimit me një mysafirë të rëndësishëm, në mënyrë që të ndihmojnë dhe përgatisin më mirë fëmijët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat