Puthja e ribashkimit të Robert dhe Kristen

Mediale Vip

Puthja e ribashkimit të Robert dhe Kristen

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 22:13

Nuk ka më dyshim, Robert Pattinson dhe Kristen Stewart kanë hedhur pas krahëve skandalin e ditëve të nxehta të verës që i mbajti larg për javë të tëra dhe janë rikthyer së bashku.

Çifti është fotografuar duke shkëmbyer përkedhelje dhe puthje në shtëpinë e re të Kristen në Los Angeles.

Prej ditësh përflitej për ribashkimin e tyre nga burime të afërta të dy aktorëve hollivudianë, por prova që rikonfirmon këtë mbërrin vetëm së fundmi. Revistat gossip, fillimisht në Shtetet e Bashkuara, por më pas edhe në Angli, publikuan fotot e puthjes së shkëmbyer mes tyre në pishinën e shtëpisë së re të Kristen.

Patt braktisi Kristen pas daljes në publik të disa fotove intime të saj me regjisorin e filmit “Borëbardha dhe Gjuetari”, Rupert Sanders në muajt e verës. Kristen u kërkoi disa herë ndjesë për “aktin e pamatur” të gjithë personave që kishte lënduar, por më së shumti Patt-it.

Së fundmi është përfolur për një transferim të çiftit të sagës “Twilight” në Angli, ndërsa daljet publike përkrah njëri-tjetrit pritet të mbërrijnë në muajin nëntor përgjatë premierës së “Breaking Down 2”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat