Puthja lesbike, protestë e hapur në Eurovision

Mediale Vip

Puthja lesbike, protestë e hapur në Eurovision

Më: 16 maj 2013 Në ora: 15:11

Eurovisioni po shkon drejt natës finale e parashikuar për tu zhvilluar në 18 maj. Manifestimi muzikor i lindur në vitin 1956 do e shohë finalen nga skena e Malmo në Suedi, ku Shqipëria përfaqësohet nga Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj.

Një skenë evropiane e cila mund të përdoret fare mirë për të luftuar për të drejtat e komunitetit gay dhe lesbike.

Krista Siegfrids, përfaqësuese e Finlandës, ka programuar planet e saj duke bërë provat gjenerale, ku dhe shfaqi një puthje lesbike me një shoqëruesen e saj.

27 vjeçarja ashtu siç e tregojnë fotografitë, do të puthë një nga shoqërueset e saj muzikore, në shenjë proteste për ndalimin e martesave gay në shtetin e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat