Kush është bashkëshorti i Angela Merkelit (Foto)

Mediale Vip

Kush është bashkëshorti i Angela Merkelit (Foto)

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 15:34

Të gjithë e njohin kancelaren gjermane Angela Merkel. Ajo nuk është vetëm e ashtuquajtura liderja e Bashkimit Evropian, por edhe gruaja më e fuqishme në botë.

Por pak kush e di kush qëndron në krah të Merkelit. Kancelarja gjermane kur zgjohet në mëngjes, nuk e nis ditën duke menduar si të shpëtojë euron. Ajo nuk sillet si një grua që dominon Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian.

Faktikisht është krejtësisht e kundërta. Siç ka treguar më herët vetë kancelarja gjermane, kur ajo zgjohet, e nis ditën duke bërë gati mëngjesin për bashkëshortin e saj, Joachim Sauer.

“Dua që ai ta nisë ditën mbarë me një mëngjes të lehtë në stomak, përpara se të dal nga shtëpia dhe të nis diskutimet për problematikat që shqetësojnë”, ka treguar Merkel

Por nëse Merkel e di që gjatë 24 orëve, të paktën mëngjesin të ia kushtojë bashkëshortit të saj, vetë mediat i kushtojnë shumë pak hapësira, Joachim Sauer. Ky i fundit dhe gruaja më e fuqishme në botë, janë martuar së bashku në 30 dhjetor 1998.

Sauer 66 vjeç ka zgjedhur vetë që të jetë një person me një profil të ulët në publik. Ai ka lindur në Hosena të Gjermanisë më 19 prill 1949 dhe ka mbaruar shkollën e lartë për Kimi. Gjatë karrierës së tij si shkencëtar ai gjithnjë ka preferuar që të shmangë sa më shumë daljet në media.

Jo vetëm kaq, por ai mjaft rrallë është parë edhe në krah të bashkëshortes së tij, në aktivitetet e saj rrotull globit. I pyetur për këtë ai është shprehur se nuk i pëlqen shumë daljet në publik në këtë mënyrë. Por kurrë mos guxoni që ta quani “Mr. Merkel”, sepse kjo gjë atij nuk i pëlqen aspak.

Ashtu si Merkel edhe Sauer gjendet në martesën e tij të dytë, ku me gruan e parë ka dy djem Adrian dhe Daniel. Nga ana tjetër edhe për kancelaren kjo është martesa e dytë, por që nga e para nuk ka pasur fëmijë.

Çifti i fuqishëm shihen mjaft rrallë bashkë në publik, dhe kjo ndodh vetëm kur ata shkojnë në ndonjë shfaqje operistike. Madje Sauer, është kaq i dhënë për të ruajtur profilin e tij të ulët në publik, aq sa është pikasur duke shkuar me pushime në Itali me një linjë ekonomike, fare i vetëm. Kjo pasi në brigjet italiane e priste bashkëshortja e tij, pikërisht kancelarja gjermane dhe gruaja më e fuqishëm në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat