Klerikë fetar e diplomatë të huaj u pritën me bakllavë të mërkurën në Mitrovicë.
Ata u mblodhën për të diskutuar raportet ndërfetare.
Në bazë të fjalëve që u thanë në këtë debat, të organizuar nga profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu, situata ndërfetare në Kosovë po del të jetë e mirë.
Problemet e vetme u konkludua se shkaktuan shkaku i etnisë e jo edhe i fesë.
Madje, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës Resul Rexhepi, tha se myslimanët dhe katolikët kanë raporte shuam të mira.
E dëshirë që të kenë raporte të mira me bashkësinë islame, kanë ortodoksët.
Ambasadorët e huaj në Kosovë vlerësuan se bashkësitë fetare kanë punuar në drejtim të duhur për marrëdhënie më të mira mes tyre.