Rivitalizmi i urës mbi Ibër, bllokohet qarkullimi i qytetarëve të Mitrovicës

Mitrovica

Rivitalizmi i urës mbi Ibër, bllokohet qarkullimi i qytetarëve të Mitrovicës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 16 shtator 2016 Në ora: 13:53
Foto nga vendi ngjarjes

Kryetari i Këshillit për Të drejtat dhe Liritë e Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani ka publikuar disa fotografi, në të cilat shihen punimet për rivitalizmin e urës mbi lumin Ibër. Barani me këtë rast ka treguar për vështirësitë që po hasin qytetarët për ta kaluar urën. Ai ka theksuar se, 80 mijë banorë të Mitrovicës

“Sot, me 16.IX. 2016, u mbyll rruga plotësisht, përkatësisht kalimi nëpër urë se qenka rrezik. Se është rrezik ne po e shohim se a ka menduar investitori dhe punëkryesi për rreth 80.000 banorë të Mitrovicës edhe ajo po shihet se fare nuk iu ka shkuar ndër mend se pas mbylljes së rrugës. Të gjithë: pleq e plaka, njerëz me nevoja te veçanta, nëna me fëmijë e me karroca, invalid me karroca, invalid me paterica, si do të kalojnë nëpër 84 shkalle...?! Të gjithë ata banorë (njerëz) që mendojnë me kalu nëpër të dyja anët e qytetit, janë të obliguar të kalojnë 84 shkalle. Nëpër këto shkalle jo që nuk ka pjerrina për karroca të invalidëve por as parmak që së paku pleqë e plaka dhe të sëmure të ndryshëm s'paku të kenë mundësi të mbahen per parmak qe ti kalojne keto shkalle pak me leht. A thua a ka shtet dhe individ ne shtet ...?! Nëse pasa shtet ne shtet e poashtu edhe individ qe ne te vertet jane shtet mbi shtet le ta vazhdojne keshtu derisa nje dite, nese vjen ajo dite te kendellet udheheqja e Republikes se Kosoves, dasht Zoti i madhe e kendellet populli...!”, ka shkruar Barani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat