Në Mitrovicë arrestohen dy persona për vjedhje

Mitrovica

Në Mitrovicë arrestohen dy persona për vjedhje

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 11:00
Ilustrim

Policia e Kosovës në Mitrovicë  ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Sipas një komunikate të Drejtorisë Rajonale të Mitrovicës cak i kësaj vjedhje ishte një dyqan privat në Mitrovicë, nga ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në lokalin e ankuesit dhe kishin vjedhur nëntë motorë sharra.

“Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 19 shtator 2016 në Mitrovicë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit V. P. 29 vjeçar, dhe K. I. 17 vjeçar, për dyshime të bazuara për vepër penale e vjedhje e rëndë. Deri më tani hetuesit policorë kanë arritur që të gjejnë gjashtë motorë sharra të cilat i janë kthyer pronarit”, thuhet në komunikatë.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar procedurë për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat