U hap panairi ‘Gratë në biznes- Mitrovica’

Mitrovica

U hap panairi ‘Gratë në biznes- Mitrovica’

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 09:47
Ilustrim panairi ‘’Gratë në biznes”

(E plotësuar) Në qytetin e Mitrovicës është hapur sot panairi ‘Gratë në biznes-Mitrovica, 2016’, me ç’rast u prezantuan prodhimet e 33 grave përfituese të granteve në vlerë prej rreth 112 mijë euro, pjesëmarrëse të projektit ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”.

Nënkryetari i Mitrovicës, Safet Kamberi, tha se komuna vazhdimisht është duke mbështetur bizneset, veçanërisht në fushën e bujqësisë.

“Roli i komunave në përgjithësi, por edhe i komunës së Mitrovicës, është që të krijojë kushte për bërje biznes dhe ne si komunë jemi duke dhënë maksimumin në këtë drejtim…Gjatë këtyre dy viteve komuna e Mitrovicës ka arritur të pesëfishojë buxhetin e kësaj fushe të subvencioneve të kësaj kategorie, në veçanti kategorinë e bujqësisë…Ky panair tregon edhe për suksesin e këtyre bizneseve, investimin dhe mbështetjen e sigurtë që u është dhënë këtyre bizneseve, sepse ne sot po shohim produktet e para të këtyre bizneseve dhe kjo tregon për qëndrueshmërinë e tyre dhe financimin e drejtë të këtij projekti”, ka thënë mes tjerash Kamberi.

Koordinatori i këtij projekti, Kenan Beqiri, ka bërë të ditur për kp se përfitueset e këtyre granteve janë gratë nga veriu dhe jugu i qytetit të Mitrovicës, ndërsa shuma e grantit është 112 mijë e 500 euro.

“Sa i përket aktivitetit të sotëm, kemi të bëjmë me gratë përfituese, janë këto 33 gra që kanë përfituar nga ky projekt, dhe vlen të theksohet shuma e grantit e cila ka qenë 112 mijë e 500 euro…Kemi gra të përfshira nga të gjitha komunitetet që jetojnë e veprojnë si në veri ashtu edhe në jug të Mitrovicës”, theksoi Beqiri.

Në anën tjetër, Arjeta Beqiri, njëra nga përfitueset e grantit, ka sqaruar se granti që ka përfituar ajo në vlerë prej 2 mijë e 500 euro, i ka ndihmuar shumë në zhvillimin e biznesit të saj prej rrobaqepësisë.

“Jam rrobaqepëse. Kam përfituar grant në vlerë prej 2500 euro prej organizatës Community Building Mitrovica. Granti më ka ndihmuar tepër për me zhvillu biznesin tim dhe këtu jemi për me i promovu produktet tona”, tha ajo.

Ndryshe, projekti ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes programit regjional të BE-së dhe është bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt u implementua nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D&G Solutions

Panairi ‘’Gratë në biznes”, sot në Mitrovicë

Sot në Mitrovicë hapet panairi ‘’Gratë në biznes-Mitrovica 2016’’, ku do të prezantohen prodhimet dhe shërbimet e 33 grave përfituese të cilat kanë fituar grante, dhe të 17 grave pjesëmarrëse të projektit ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”.

Panairi organizohet në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, dhe mbahet në sheshin kryesor “Isa Boletini”, në jug të Mitrovicës

Projekti ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes programit regjional të BE-së dhe është bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT.

Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D&G Solutions. Gjatë panairit do organizohet konferencë për media me që rast do ketë mundësinë të intervistoni stafin e projektit dhe përfitueset e projektit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat