LDK e demanton AKR-në në Mitrovicë

Mitrovica

LDK e demanton AKR-në në Mitrovicë

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 22:53
LDK

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka demantuar lajmin për kalim në Aleancën Kosova e Re.

Sipas reagimit të tyre, nëndegët e Forumit të Rinisë së LDK-së  i kanë strukturat e tyre stabile dhe të qëndrueshme, të dalura nga procesi zgjedhor i sapor përfunduar.

“Të gjithë anëtarët e forumit dhe kryetarët e nëndegëve të Forumit Rinor të LDK-së e dënojnë këtë veprim të pamatur të kujtdo qoftë, të cilët mundohen që përmes propagandës dhe informatave të pavërteta që qëllim kanë dëmtimin e LDK-së në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat