Zbulohet fabrika për prodhim ilegal të pijeve të falsifikuara alkoolike

Mitrovica

Zbulohet fabrika për prodhim ilegal të pijeve të falsifikuara alkoolike

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 14:00
Fabrika në të cilën dyshohej se në mënyrë të kundërligjshme bëhej përpunimi, prodhimi dhe distribuimi i pijeve alkoolike të falsifikuara

Zyrtarët policorë të stacionit policor në Leposaviq, në bashkëpunim me hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës, Mitrovicë veri, pas një kohe të gjatë të punës operative në terren, në fshatin Banoviqe, komunë e Leposaviqit, kanë zbuluar fabrikën në të cilën dyshohej se në mënyrë të kundërligjshme bëhej përpunimi, prodhimi dhe distribuimi i pijeve alkoolike të falsifikuara.

Policia njofton se ka realizuar bastisjen e tri lokacioneve të ndryshme në kuadër të komunës së Leposaviqit: një në fshatin Banoviqe ku është identifikuar laboratori dhe dy të tjera bastisje në Leshak të Leposaviqit, ku është identifikuar një depo dhe bastisja e një hapësire banesore, ku janë gjetur dhe sekuestruar material i provave të cilat do të përdoren për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme ligjore.

Në vendngjarje Policia ka identifikuar:

-          pajisjet (makinerinë) ilegale për prodhimin dhe mbushjen e pijeve alkoolike

-          ambalazhe për mbushjen e pijeve të ndryshme alkoolike

-          një sasi të shumtë të etiketave për pije të ndryshme alkoolike

-          kapak për mbyllje të shisheve, si dhe

-          ambalazhe për paketimin dhe distribuimin e mëtejmë.

Lidhur me rastin e regjistruar, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka arrestuar një person, si të dyshuar lidhur me veprimtari kriminale sipas nenit 267 të Kodit Penal të Kosovës “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe nenit 306 “prodhimi i ndaluar”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat