PDK: Kandidatin për kryetar të Mitrovicës do ta caktojmë brenda tre muajsh

Mitrovica

PDK: Kandidatin për kryetar të Mitrovicës do ta caktojmë brenda tre muajsh

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 19:32
PDK, Mitrovicë

Pas deklarimit të ish-kryetarit të Mitrovicës dhe kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet, Avni Kastrati, se nuk do të rikandidohet për kryetar të kësaj komune, ka ardhur edhe deklarimi i parë nga kjo parti.

Në një prononcim për Veriu-n, Rrustem Musa, nënkryetar i degës dhe zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, ka treguar se më së largu brenda tre muajsh do ta nominojnë kandidatin e tyre për kryetar komune për zgjedhjet komunale të vitit të ardhshëm.

“Mbrëmë kemi pasur mbledhje, por nuk është diskutuar çështja e kandidatit për kryetar komune. Orientimisht mendojmë që brenda tre muajsh do ta kemi kandidatin për kryetar, por kjo varet edhe prej kohës së zgjedhjeve se kur do të mbahen”, ka thënë Rrustem Musa.

Mbrëmë PDK-ja kishte mbajtur një mbledhje të Kryesisë dhe të grupit të asamblistëve të degës, ndërsa pas saj në emisionin “Ballë për Ballë” të Klan Kosovës, Avni Kastrati ka thënë se nuk do të rikandidojë për të marrë edhe një herë tjetër drejtimin e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat