Në Mitrovicë u përurua “Sheshi Festiv” për kremtimin e festave të fundvitit

Mitrovica

Në Mitrovicë u përurua “Sheshi Festiv” për kremtimin e festave të fundvitit

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 19:57
Në Mitrovicë u përurua “Sheshi Festiv”

Me prerjen e shiritit nga ana e kryetarit të komunës dhe nënkryetarit Faruk Mujka, është përuruar në orët e mbrëmjes në Mitrovicë “Sheshi Festiv “, në të cilën do të zhvillohen aktivitetet e organizuara për shënimin e festave të fundvitit. “Sheshi Festiv” përfshin hapësirën e shëtitores kryesore në qendër të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht sheshet “Isa Boletini Mehe Uka dhe Adem Jashari”.

Kryetari i komunës Agim Bahtiri, tha me këtë rast se qytetarët e Mitrovicës,  edhe përkundër problemeve të shumta që kanë në jetën e përditshme meritojnë të kenë një ambient madhështorë festiv .

“ Komuna në bashkëpunim me  qytetarët, bizneset, OJQ-të dhe shoqërinë civile, kanë kontribuar  që zemra e Mitrovicës, të duket e mrekullueshme dhe të ofrojë kënaqësi për kremtimin e festave të fundvitit si asnjëherë më parë. Jo vetëm qendra e qytetit, por  kësaj radhe janë dekoruar edhe pjesë të tjera të qytetit dhe unë jam i lumtur që në një ambient të këtillë dhe para juve qytetarë të nderuar, të ju uroj të gjithëve festat e fundvitit. Mitrovica djep i kulturës, i shkencës, arsimit, historisë, sportit e traditës, gjithsesi e meriton një ambient të këtillë festiv madhështor”, tha kryetari Bahtiri.

Image

Pas fjalës së shkurtër para qindra qytetarëve, kryetari Bahtiri preu tortën festive, e cila ju shpërnda qytetarëve të pranishëm.

Komuna e Mitrovicës ka sigurua që hapësira prej 3000 m2 të jetë interaktive dhe festive për qytetarët, e cila do të ketë në funksion edhe: këndin artistik të fëmijëve, këndin e fotografisë, këndin “Hapësira performuese” dhe 10 shtëpizat prej druri.

“Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me OJQ-të “Ad Libitum” dhe “Work in progress”, këtë fundvit krijuan një projekt të përbashkët si asnjëherë më parë që mundëson që për 11 ditë rresht të organizohen koncerte, aktivitete të tjera të dobishme ditore, akrobacione, aktivitete për promovimin e trashëgimisë, aktivitete  kulturore, koncerte për fëmijë dhe shumë e shumë aktivitete të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat