Komuna e Mitrovicës merr mbështetjen e “Qatar Charity” për projektet strategjike të Mitrovicës

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës merr mbështetjen e “Qatar Charity” për projektet strategjike të Mitrovicës

Më: 27 janar 2017 Në ora: 12:30
Pamje nga takimi i drejtorit Nasuf Aliu me përfaqësuesit e organizatës “Qatar Charity”

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në krye me drejtorin Nasuf Aliu, është e interesuar për faktorizimin e bujqësisë dhe trajtimin e papunësisë në forma të ndryshme. Për këtë qëllim, kjo drejtori kohëve të fundit ka nënshkrua marrëveshje të ndryshme me organizata vendore dhe të huaja për punësim, në mënyrë që cilësia e jetës së  qytetarëve të përmirësohet. Përveç fondeve nga Komuna, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural po zhvillon takime të ndryshme në hulumtim të fondeve nga organizatat e ndryshme.

Kështu drejtori Nasuf Aliu, pati një takim me përfaqësuesit e organizatës “Qatar Charity”, me në krye drejtorin Esam Dabab,  të cilin fillimisht e falënderoj shumë në emër të Komunës së Mitrovicës për mbështetjen e dhënë gjatë vitit 2016 në sektorin e perimtarisë, bletarisë dhe blegtorisë, hapjen e 20 puseve për ujë të pijshëm, si dhe për kujdesin e vazhdueshëm që po tregon për më shumë se 200 jetim. Ai  u shpreh të jetë tejet i kënaqur për interesimin e “Qatar Charity” që Komunën e Mitrovicës ta mbështes edhe gjatë vitit 2017 në fusha të ndryshme.

Pasi në vazhdim e njoftoj  mysafirin Esam Dabab  për prioritetet e punës së tij, e  që janë zhvillimi ekonomik dhe punësimi në Komunën e Mitrovicës, drejtori Aliu  tha se komuna ka ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur projekte që mundësojnë punësim sa më të madh.

Drejtori Aliu mori zotimin e drejtuesit të  “Qatar Charity”,  Dabab për  mbështetjen e projekteve që do të implementohen në Komunën e Mitrovicës, të cilat u japin njerëzve shpresë dhe ju shërbejnë komuniteteve në mënyrë të dinjitetshme për të plotësuar nevojat e tyre humanitare dhe zhvillimore.

Në fund të takimit,  Aliu falënderoi edhe njëherë “Qatar Charity” për mbështetjen e deritanishme për zhvillimin ekonomik që është duke u zhvilluar përmes implementimit të shumë fondeve dhe grandeve nga kjo organizatë në mbarë Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat