Një asamblist i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ka raportuar në polici se Besnik Beka, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë Komunë, e ka kërcënuar për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në lidhje me rastin është informuar prokurori kompetent dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin./BS/