Nënkryetari Mujka u takua me përfaqësuesit e KOSTT-it

Mitrovica

Nënkryetari Mujka u takua me përfaqësuesit e KOSTT-it

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 20:59
Pamje nga takimi

Nënkryetari i komunës Faruk Mujka, ka pritur në një takim drejtorin për menaxhim të projekteve në KOSST, Ilir Shala dhe bashkëpunëtorin e tij Ali Azemi, nga të cilët është njoftuar më gjerësisht për zhvillimin e projektit të ndërtimit të nënstacionit 110/10 (20) KV, i cili pritet të realizohet në rajonin e Mitrovicës
Sipas drejtorit Shala, ky projekti bashkë financohet nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH) dhe KOSTT-i dhe se arrin vlerën prej 6 milion eurove.

Drejtori Shala, foli edhe për rëndësinë e këtij projekti, duke shtuar se me ndërtimin e nënstacionit do të përmirësohet dukshëm furnizimi me energji elektrike për konsumatorët e rajonit të Mitrovicës.

Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka pasi falënderoi përfaqësuesit e KOSTT-it, për prezantimin e këtij projekti, tha se komuna do të mbështet me ët gjitha mundësitë implementimin e e projektit, pasi që ai është në interes për qytetarët e komunës, i cili të ndikoj në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe vendit. Projekti në fjalë pritet të fillojë gjatë këtij viti, ndërsa finalizimi i tij do të bëhet në shtator të 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat