LDK: Rrënimi i murit, vazhdim i konsolidimit të rendit dhe ligjit

Mitrovica

LDK: Rrënimi i murit, vazhdim i konsolidimit të rendit dhe ligjit

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 19:11
Rrënimi i murit

Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet zhvillimin e sotshëm të cilin e ka cilësuar pozitiv, të rrëzimit të murit në veri të Mitrovicës.

Ky veprim sipas LDK-së, paraqet hapin e radhës, në drejtim të konsolidimit të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe forcimin e sovranitetit institucional në Republikën e Kosovës.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, zhvillimi i sotëm është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve tjera qendrore, që reflektojnë lidership të guximshëm, të matur, dhe shtetformues politik”, thuhet në një komunikatë të LDK-së dërguar mediave.  

LDK thekson se ’çmon lartë rolin esencial të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Zyrës së Bashkimit Evropian, që në koordinim me institucionet vendore, qendrore e lokale, u angazhuan që ky zhvillim t'i kontribuojë klimës së mirëbesimit në vend’.

“Lidhja Demokratike e Kosovës inkurajon përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik, që t'i kontribuojnë dialogut dhe konsensusit, në kuadër të orientimit pro perëndimor të Republikës së Kosovës, të konfirmuar në vazhdimësi nga krerët e institucioneve dhe nga Kryeministri, Akademik Isa Mustafa”, thuhet në fund të komuniktaës së lëshuar nga LDK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat