Bombë në oborrin e ujësjellësit në Suhadoll

Mitrovica

Bombë në oborrin e ujësjellësit në Suhadoll

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 11:00
Mitrovicë

Një bombë është gjetur në oborrin e ujësjellësit në Suhadoll të Mitrovicës.

Burime të KP nga Mitrovica bëjnë të ditur se persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur bombën nga një automjet në lëvizje, por që fatmirësisht nuk ka eksploduar.

Sipas po këtyre burimeve ekipet përkatëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat