MAPL dhe Komuna e Vushtrrisë marrëveshje për rrugët

Mitrovica

MAPL dhe Komuna e Vushtrrisë marrëveshje për rrugët

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 11:16
Bajram Gecaj dhe Bajram Mulaku

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku,  për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Sllatinë”.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të MAPL, mbështetja e kësaj ministrie për komunat do të vazhdojë me nënshkrimin e marrëveshjeve  edhe me komunat tjera të Kosovës për të mbështetur projekte  kapitale  me interes për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat