Gjermania dhe Franca mbështesin plotësisht vendimin e Përfaqësueses speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë për pezullimin e mbështetjes financiare prej 7,8 milionë euro për Mitrovicën për projektin e ndërtimit të qendrës kulturore dhe projektin e ndërtesës së re të universitetit.
“Në të vërtetë, zyra e BE-së thekson se autoritetet lokale nuk i respektuan kushtet për të cilat ishin rënë dakord reciprokisht, largimi i ndërtimeve pa leje dhe qasja e lirë në të gjitha vendpunishtet”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të ambasadës së Francës dhe Gjermanisë.
Siç thuhet në komunikatë shfrytëzimi i fondeve të BE-së të siguruara për të mirën e popullatës lokale duhet të jetë transparent dhe të mbikëqyrura, duke përmbushur gjithashtu edhe kushtet e përcaktuara në kontratën ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Zyrës së BE-së.