Përfundon me sukses fushata e korrje-shirjeve në Mitrovicë

Mitrovica

Përfundon me sukses fushata e korrje-shirjeve në Mitrovicë

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 11:17
Mitrovicë

Edhe përkundër disa problemeve gjatë procesit të korrje-shirjes, në komunën e Mitrovicës ky proces është realizuar me sukses.

Drejtori i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Ekonomik, Nasuf Aliu, theksoj se çdo gjë ka  përfunduar  dhe është realizuar sipas planit të paraparë.

“Procesi i korrje-shirjes, përkundër disa problemeve të vogla që janë paraqitur, është realizuar me sukses dhe ashtu siç është parapa me planin e hartuar nga drejtoria jonë. Po ashtu vlen të theksohet se për korrje janë angazhuar fillimisht 12 autokombajna, ndërsa që më vonë edhe është rritur dukshëm numri i tyre, që ka arritur  deri në njëzet autokombajna, gjë e cila  ua  ka lehtësuar punën fermerëve ” tha drejtori i Bujqësisë Nasuf Aliu.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i uroj  fermerët  për punën e bërë duke ju premtuar  atyre vazhdimin e mbështetjes nga Komuna, për aq  sa lejojnë  mundësitë buxhetore të komunës. 

Drejtori Aliu tha se krahasuar me vitin paraprak,  rendimentet e grurit këtë vit janë më të ulëta,  si pasojë e kushteve agroklimatike të  pavolitshme, gjë e cila  ka ndikuar dukshëm në rendiment. Ai po ashtu  theksoj se gjatë fazës së mbjelljes së grurit ka pasur lagështi të madhe dhe ka pasur raste kur edhe kanë mbretëruar kushtet të pa favorshme për mbjellje.

Sipas tij, përveç kushteve agroekologjike të korrje–shirjeve, për një përfundim sa më të suksesshëm kanë ndikuar edhe faktorët si angazhimi i  një numri të madh të autokombajnave nga komunat tjera dhe puna në terren e Komisionit komunal të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural të Komunës.

Në Komunën e Mitrovicës këtë vit kanë qenë të mbjellura gjithsej 1.190 hektarë me gurë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat