AKR dhe VV arrijnë marrëveshje për koalicion edhe në Mitrovicë (Dokument) - Bota Sot
AKR dhe VV arrijnë marrëveshje për koalicion edhe në Mitrovicë (Dokument)

Mitrovica

E shtunë, 16 dhjetor 2017

AKR dhe VV arrijnë marrëveshje për koalicion edhe në Mitrovicë (Dokument)

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 18:31
Aleanca Kosova e Re në Mitrovicë ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Aleanca Kosova e Re në Mitrovicë ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kandidati i AKR-së për Mitrovicën, Agim Bahtiri  përmes një postimi në Facebook, duke thënë se qeverisjen një vjeçare kanë vendosur ta vazhdojnë edhe për katër vitet e ardhshme.

“Sot së bashku me kryetarin e VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, e nënshkruam marrëveshjen për koalicion qeverisës për komunën e Mitrovicës.Me VV-në bashkëqeverisim prej një viti dhe këtë bashkëpunim të sinqert dhe shumë të suksesshëm vendosëm ta vazhdojmë edhe për katër vite, duke i dhënë Mitrovicës qeverisje me duar të pastra dhe garanci të mos kthimit të krimit dhe korrupsionit, e cila i ka karakterizuar qeverisjet komunale paraprake”, ka shkruar ai.

Më tej ai ka falënderuar VV-në duke thënë se me qeverisjen e përbashkët nuk do t’i lënë të kthehen ata që e kanë ndarë dhe shkatërruar Mitrovicën.

“Unë e falënderoj VV-në të cilën e kam pasur çdo herë në mendje dhe në shpirt, sepse këta gjithmonë kanë punuar në të mirë të qytetarëve. Po ashtu i vlerësoj dhe falënderoj për punën që e kanë bërë deri më tash në komunë dhe prapë jemi vendosur t'i dërgojmë proceset përpara. Me qeverisjen tonë të përbashkët nuk do t'i lëmë të kthehen ata që e kanë ndarë dhe shkatërruar Mitrovicën”, ka shtuar ai.

Ndryshe, AKR dhe LVV kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni gjatë ditës së sotme edhe në Prishtinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test