Fehmi Ferati kundërshton koalicionin VV-AKR në Mitrovicë - Bota Sot
Fehmi Ferati kundërshton koalicionin VV-AKR në Mitrovicë

Mitrovica

E enjte, 14 dhjetor 2017

Fehmi Ferati kundërshton koalicionin VV-AKR në Mitrovicë

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 20:02
Fehmi Ferati

Fehmi Ferati, ish kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, ka dalë kundër koalicionit për balotazh ndërmjet AKR-së dhe VV-së. Ai ka thënë se kjo marrveshje është bërë pa pëlqimin e tij.

“Nuk jam për këtë koalicion. Ky koalicion është bërë pa pëlqimin tim, dhe kjo do të thotë se unë nuk e mbështes atë", ka thënë Ferati.

"Vendimin për të bërë koalicion me AKR’në e ka marrë kryesia e VV’së. Unë besoj që ky koalicion nuk do t’i sjellë edhe fitore partisë që ka hyrë në koalicion”, është shprehur ai.

Ferati ka treguar se më shumë ka qenë i gatshëm që të hyjë në koalicion me PDK’në.

“Unë më shumë kam qenë i gatshëm që VV të hyjë në koalicion me PDK’në. Po ashtu, unë kam qenë ithtar i asaj që të lihet në dorën e qytetarëve se për kë duan të votojnë”, ka thënë Ferati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test