Agim Bahtiri nënshkruan marrëveshje me 9 nëndegët kryesore të LDK-së në Mitrovicë (Dokument) - Bota Sot
Agim Bahtiri nënshkruan marrëveshje me 9 nëndegët kryesore të LDK-së në Mitrovicë (Dokument)

Mitrovica

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Agim Bahtiri nënshkruan marrëveshje me 9 nëndegët kryesore të LDK-së në Mitrovicë (Dokument)

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 00:17
Agim Bahtiri ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me nëntë nëndegët kryesore të LDK-së në këtë komunë.

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me nëntë nëndegët kryesore të LDK-së në këtë komunë.

Këtë vet ai e ka bërë të ditur duke thënë se ai gjithmonë ka qenë me LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe kjo u vërtetua me nënshkrim të marrëveshjes.

Postimi i plotë në facebook:

Sonte me nëntë nëndegët kryesore të LDK-së në Mitrovicë nënshkruam marrëveshje koalicioni, të cilat do më mbështesin fuqishëm më 19 nëntor në garën e balotazhit, ku do të arrijmë fitore madhështore. Unë kam thënë se gjithmonë do të jem me LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe kjo u vërtetua edhe sonte. Pres që së shpejti të na bashkohen edhe nëndegë të tjera.

Koalicion sonte nënshkruam me këto nëndegë të LDK-së:

1) Ilirida  2) Bairi 3) Ura e Gjakut 4) 2 Korriku 5) Kçiqi 6) Tuneli i parë dhe Zasella 7) Koshtova 8) Rashani, Mazhiqi dhe Tërstena 9) Bajgora.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test