Ja çka thotë Valdete Idrizi për Bajram Rexhepin e Faruk Spahinë - Bota Sot
Ja çka thotë Valdete Idrizi për Bajram Rexhepin e Faruk Spahinë

Mitrovica

E premte, 15 dhjetor 2017

Ja çka thotë Valdete Idrizi për Bajram Rexhepin e Faruk Spahinë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 14:05
Pamje nga homazhet

Kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi dhe ish kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, kanë nderuar sot, ish kryetarët e Mitrovicës që kanë ndërruar jetë, Bajram Rexhepin dhe Faruk Spahinë.

Me këtë rast, ata kanë vendosur lule dhe bënë homazhe pranë varreve të tyre në varrezat e qytetit të Mitrovicës.

Ja postimi i plotë i znj. Idrizi:

“Bajram Rexhepi dhe Faruk Spahija do të mbahen mend për urtësinë, guximin dhe angazhimin në të mirë të komunës së Mitrovicës.

Së bashku me Avni Kastratin kemi vendosë buqeta me lule dhe kemi bërë homazhe, në shenjë kujtimi për jetën e veprën e tyre.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test