U mbajt diskutim publik për procesin tarifor të Ujësjellësit në Mitrovicë - Bota Sot
U mbajt diskutim publik për procesin tarifor të Ujësjellësit në Mitrovicë

Mitrovica

E shtunë, 16 dhjetor 2017

U mbajt diskutim publik për procesin tarifor të Ujësjellësit në Mitrovicë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 16:14
Mitrovicë

Organizuar nga Autoriteti Rregullativ për Shpenzimet e Ujit, në Mitrovicë është mbajtur diskutimit publik “Procesi Tarifor 2018-2020” për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” sh.a. në Mitrovicë.

Në debat morën pjesë përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ për Shpenzimet e Ujit, Vehbi Duraku, Hysni Feka, Behxhet Bala e të tjerë, përfaqësues të KRU “Mitrovica” sh.a. Kadri Istrefi, drejtor teknik dhe Ramadan Sejdiu, zyrtar i lartë financiar, përfaqësues të Komunës së Mitrovicës dhe të interesuar të tjerë.

Përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ për Shpenzimet e Ujit folën për për rolin e Autoritetit e që siç thanë ata, është ai që të baraspeshoj interesat e konsumatorëve dhe të kompanive rajonale të ujësjellësve, interesimi për qëndrueshmërinë financiare të KRU-ve, interesimi për ofrimin e shërbimeve sa më efikase e cilësore për qytetarë etj.

Ndërsa, përfaqësuesit e KRU  “Mitrovica” sh.a., folën për gjendjen e përgjithshme në kompani, me theks të posaçëm për gjendjen financiare, mirëmbajtjen e kapaciteteve, ofrimin e shërbimeve për qytetarë, furnizimi i rregullt me ujë për pije dhe çështje të tjera me interes për kompaninë, por mbi të gjitha për përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve.

Ata thanë se qytetarët e Mitrovicës janë të kënaqur me ofrimin e shërbimeve nga ana e KRU, por edhe me ofrimin e shërbimeve që atyre u ofrohen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test