Kryeprokurori i Mitrovicës: 20 mijë lëndë presin në stacionet e policisë - Bota Sot
Kryeprokurori i Mitrovicës: 20 mijë lëndë presin në stacionet e policisë

Mitrovica

E martë, 12 dhjetor 2017

Kryeprokurori i Mitrovicës: 20 mijë lëndë presin në stacionet e policisë

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 21:34
Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, në Emisionin “Drejtësia në Kosovë“ ka përmendur shifra shqetësuese të lëndëve që presin në stacionet e policisë në tërë regjionin e Mitrovicës e që janë parashkruar.

“Problemet janë të mëdha se lëndët që kanë mbetur në veri janë të vjetërsuara, pastaj lëndët nëpër stacionet policore nuk janë marrë një kohë të gjatë. Po ashtu, kemi lëndë të vjetërsuara dhe kjo ka shkaktuar pasoja të mëdha”, tha Syla.

Sipas kryeprokurorit të Mitrovicës, bëhet fjalë për diku 20 mijë lëndë që presin në stacionet e policisë.

“Po ndoshta numri i përgjithshëm i të gjitha natyrave të lëndëve, duke fillu me kryerës të njohur të panjohur dhe me raporte të veçanta duhet të jetë 20 mijë lëndë për krejt regjionin”, theksoi Syla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test