Mbahet mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve - Bota Sot
Mbahet mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve

Mitrovica

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Mbahet mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:34
Mbledhja

Drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën ishin të pranishëm të gjithë drejtorët e drejtorive të administratës komunale.

Pikat e rendit të ditës në mbledhjen e sotme te bordit ishin;

Vendimi/ Anulimi i taksave komunale për bizneset në Mitrovicë; Kompletimi i stafit në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave; Caktimi i koeficientit në përqindje për pagesat e tatimit në pronë me rastin e kërkesave për regjistrim të automjeteve për palët; Bursat për studentët.

Fillimisht drejtori i Financave, Shukri Gashi, shpalosi raportin javorë të drejtorisë, më ç’rast njoftoi ekzekutivin me tri pikat e para të rendit të ditës. Ku pas një diskutimi të gjatë, ekzekutivi erdhi në përfundim që vendimi mbi anulimin e taksave komunale për bizneset në Mitrovicë duhet të kaloi në Kuvend ashtu siç është e paraparë më rregullore. Ndërsa sa i përket kompletimit të stafit ne Drejtorinë e Financave, përkundër që Komuna ka staf të mbingarkuar do të  shikohen të gjitha mundësit që të kompletohet kjo drejtori me staf sa më profesional.

Edhe drejtori i Administratës, Hysen Muzliukaj, njoftoi ekzekutivin që nga viti në vit numri i bursistëve po  rritet andaj që në momentin e alokimit të mjeteve duhet të bëhet pagesa për studentët bursistë të vitit 2017.

Iset Beka, drejtor i Arsimit ka njoftuar të pranishmit për përgatitjet që i ka bërë kjo drejtori për një fillim të mbarë të gjysëmvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e Komunës së Mitrovicës.

Në anën tjetër Tafil Peci, drejtor i DKRS-së ka njoftuar ekzekutivin që këtë të shtunë me datë 13.01.2018 do të zgjidhet sportisti i vitit nga Komuna e Mitrovicës.

 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test