Kryetarë të tetë bashkive të Shqipërisë vizituan Mitrovicën - Bota Sot
Kryetarë të tetë bashkive të Shqipërisë vizituan Mitrovicën

Mitrovica

E premte, 17 gusht 2018

Kryetarë të tetë bashkive të Shqipërisë vizituan Mitrovicën

Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:50
Kryetarë të tetë bashkive të Shqipërisë vizituan Mitrovicën

Një delegacion prej tetë kryetarësh të bashkive të tetë qyteteve të Shqipërisë, të gjithë nga radhët e Partisë Demokratike, që e kryesonte kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu, ka vizituar të premten Mitrovicën, me ç’rast është pritur nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Pasi shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë, kryetari Bahtiri i njoftoi kryetarët e bashkive të  Kukësit, Pogradecit, Lezhës, Përmetit, Kamzës, Burrelit, Matit dhe Selenicës, me gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë.

Ai ju tha mysafirëve nga Shqipëria se falë përkushtimit e maturisë së qytetarëve para së gjithash dhe angazhimit të drejtuesve të Komunës, si dhe të faktorëve tjerë të sigurisë, gjendja në Komunën e Mitrovicës, e cila kishte probleme dhe sfida të jashtëzakonshme që pas përfundimit të luftës, sot është e qetë dhe normale.

“Në katër vitet e kaluara kemi qenë të angazhuar  maksimalisht në stabilizimin e plotë të gjendjes politike e të sigurisë, kue edhe kemi arritur sukses. Në fund të mandatit të kaluar dhe tani në fikus të angazhimeve tona është zhvillimi ekonomik i komunës, ku edhe kemi arritur rezultate. Në Frashër po ndërtohet Zona industriale ku do të vendosen 300 biznese, disa prej të cilave kanë mbaruar objektet,kurse të tjerat janë në ndërtim e sipër. Kur kësaj t’i shtojmë edhe zgjidhjen e problemeve të Trepçës së shpejti, atëherë mund të themi se Mitrovicës po i kthehet perspektiva e zhvillimit ekonomik”,tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

 Kryetarët e bashkive të qyteteve të Shqipërisë që ishin në takim me kryetarin Bahtiri, i folën atij për gjendjen në bashkitë që ata i drejtojnë,duke u shpreh të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe binjakëzohen me Komunën e Mitrovicës.

Kryetarët e bashkive, të shoqëruar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, pas takimit shëtitën deri tek ura kryesore mbi lumin Ibër dhe nëpër sheshet e qendrës së qytetit.

Në vazhdim ata vizituan edhe objektin e ri të ndërtuar për sport e rekreacion-OMNI-sport dhe Fabrikën e kërpudhave në Gushafc.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test